Anulohet ndeshja Drita – Linfield

Është shtyrë ndeshja mes Dritës dhe Linfield, e vlefshme për finalen e raundit parakualifikues, shkaku i rasteve me COVID-19 të paraqitura te kampionët e Kosovës.

Skuadra e Dritës ka njoftuar se autoritet zvicerane me bashkëpunim me UEFA-n kanë marrë këtë vendim, shkaku i testimit me COVID-19 të një lojtari të skuadrës nga Gjilani.

Për fatin e kësaj ndeshje do të vendoset nga Komisioni i Disiplinës së UEFA-s.

Lexojeni në pjesën e mëposhtme pa asnjë ndërhyrje njoftimin e Dritës:

NJOFTIM

Ju njoftojme qe ndeshja finale e parapare te zhvillohet sot ne ora 18:00 me kampionin e Irlandes se Veriut, Linfild nuk do te zhvillohet!

Vendimi eshte marre nga autoritetet zvicrrane ne bashkepunim me Uefan per shkak qe ne testimin e fundit nje lojtare i klubit tone ka rezultuar pozitiv!

Vendimi per fatin e ndeshjes do te merret ne ditet ne vijim nga komisioni i diciplines.

Gjithashtu per qdo informate shtes do te njoftoheni permes faqes tone zyrtare.