Përmes një njoftimi, zhvilluesi tha se ka marrë këtë vendim pas një diskutimi intensiv me Sega, publikuesin e saj, dhe do të anashkalojë këtë version për të përqendruar tek i radhës.
Sports Interactive zyrtarisht anuluan Football Manager 25 pasi debutimi u shty disa muaj me radhë përtej dritares së zakonshme të debutimit.
Përmes një njoftimi, zhvilluesi tha se ka marrë këtë vendim pas një diskutimi intensiv me Sega, publikuesin e saj, dhe do të anashkalojë këtë version për të përqendruar tek i radhës.
Football Manager është një lojë e cila zakonisht ka një version të ri çdo vit. Versioni më i fundit, Football Manager 2024, debutoi në 2023 dhe ky version i fundit supozohej se duhet të kishte mbërritur në Nëntor të 2024 përpara se të shtyhej në Mars të 2025.
Asokohe zhvilluesi i lojës tha se beson që do të arrijë nivelin e cilësisë së kërkuar me debutimin në Mars por gjatë rrugës u has me pengesa që e bënë të pamundur arritjen e objektivit.