Anulohet debati i kandidatëve për kryeministër

Debati i paralajmëruar ndërmjet kandidatëve për kryeministër të Kosovës, në Klan Kosova, është anuluar për shkak të një vendimi të Komisionit të Pavarur të Mediave.

E për këtë, sqarim ka dhënë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas tyre, arsyeja e vetme është KPM-ja dhe jo siç thonë kundërshtarët politik se Haradinaj nuk ka qenë i përgatitur për këtë debat.

“Çdo shpjegim tjetër i kundërshtarëve politik, është spekulim i pastër. Ne e kuptojmë luftën politike, por kur ajo ndërtohet mbi bazën e gënjeshtrave është krejtësisht e papranueshme, dhe për qëllim ka manipulimin e opinionit publik”, thuhet në njoftimin e AAK-së. “I nominuari për Kryeministër Ramush Haradinaj, është i vendosur që të mos bjerë në kundërshtim me traditën e normativave dhe zgjedhjeve!”,