Antony Blinken konfirmohet si sekretar Amerikan i Shtetit

Senati amerikan ka konfirmuar Antony Blinken si sekretar të ri të Shtetit.

Blinken është një diplomat karriere dhe këshilltar i vjetër i presidentit Joe Biden.Ai ishte drejtor i stafit për Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, në periudhën kur Biden kryesonte këtë panel, dhe më vonë u bë këshilltar i sigurisë kombëtare për ish-Nënpresidentin Biden.

Pro emërimit të tij në këtë detyrë votuan 78 senatorë ndërsa 22, votuan kundër.