Anthropic, rivali i OpenAI, siguron një investim 2 miliardë dollarë

Raundi i investimit po udhëhiqet nga firma Lightspeed Venture Partners. Financimi i ri, 6 miliardë dollarë në total, do të rrisë vlerën e Anthropic, i cili konsiderohet një konkurrent i madh i OpenAI në zhvillimin e modeleve AI.

Startupi AI Anthropic pritet të sigurojë një investim 2 miliardë dollarë që do ta vlerësonte kompaninë me 60 miliardë dollarë raportoi Wall Street Journal, disa muaj pas një investimi 4 miliardë dollarësh nga Amazon.

Raundi i investimit po udhëhiqet nga firma Lightspeed Venture Partners. Financimi i ri, 6 miliardë dollarë në total, do të rrisë vlerën e Anthropic, i cili konsiderohet një konkurrent i madh i OpenAI në zhvillimin e modeleve AI.

Anthropic u vlerësua me 18 miliardë dollarë pas investimit të Menlo Ventures vitin e kaluar.

Në fund të vitit të kaluar Amazon gjithashtu dyfishoi investimin në Anthropic në 8 miliardë dollarë. Startupi gjeneroi 875 milionë dollarë të ardhura vjetore duke shitur modelet e saj përmes shërbimeve cloud, përfshirë Amazon Web Services.

Bashkëthemeluar nga ish-ekzekutivët e OpenAI Dario dhe Daniela Amodei, startupi me seli në San Francisco mori një investim prej 2 miliardë dollarësh nga Alphabet në 2023.

Ishte OpenAI, mbështetur nga Microsoft, që nisi një garë të ethshme AI me lançimin e ChatGPT në 2022. Kjo e fundit mori një investim të fundit prej 6.6 miliardë dollarësh në Tetor dhe vlerësuar me 157 miliardë dollarë.