Anthropic paditet në një gjykatë federale në SHBA për shkelje të të drejtave të autorit

Padia i bashkohet disa ankesave të profilit të lartë nga mbajtësit e të drejtave të autorit ku përfshihen artistë, media dhe studio të ndryshme.

Kompania e inteligjencës artificiale Anthropic është paditur në një gjykatë federale në SHBA nga tre autorë të cilët thonë se kompania ka keqpërdorur librat e tyre dhe qindra mijëra të tjerëve për të trajnuar chabotin e saj AI Claude.

Ankesa e bërë ditën e Hënë nga shkrimtarët dhe gazetarët Andrea Bartz, Chales Graeber dhe Kirk Wallace Johnson thanë se Anthropic ka përdorur versione të piratuara të punëve të tyre për të mësuar Claude sesi tu përgjigjet pyetjeve të përdoruesve.

Padia i bashkohet disa ankesave të profilit të lartë nga mbajtësit e të drejtave të autorit ku përfshihen artistë, media dhe studio të ndryshme.

Grupe të tjera autorësh kanë paditur OpenAI dhe Meta për keqpërdorimin e punëve të tyre për trajnimin e modeleve AI.

Çështja e ngritur të hënën është e dyta kundër Anthropic pas një padie të ngritur nga botuesit e muzikës vitin e kaluar lidhur me keqpërdorimin e supozuar të teksteve të këngëve të mbrojtura nga të drejtat e autorit për të trajnuar Claude.

Autorët thanë në ankesën e tyre se Anthropic ka “ndërtuar një biznes miliarda dollarësh duke vjedhur qindra mijëra libra me të drejtë autori”.

Anthropic ka marrë mbështetje financiare nga burime duke përfshirë Amazon, Google dhe ish-miliarderi i kriptomonedhës Sam Bankman-Fried.