Antalyaspor transferon futbollistin Omar Imeri nga Shkëndija

Klubi i Ligës së Parë të Futbollit të Turqisë (Superlig) Fraport TAV Antalyaspor, ka transferuar Omar Imerin nga Maqedonia e Veriut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Imeri është transferuar nga klubi Shkëndija i Tetovës.

Antalyaspor ka konfirmuar në rrjetet sociale se me futbollistin nga Maqedonia e Veriut është nënshkruar kontratë 5-vjeçare.