Sot në Antalya është mbajtur një takim trepalësh i Turqisë, Iranit dhe Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu shkroi në Twitter se takimi trepalësh u mbajt në ditën e fundit të Forumit të Diplomacisë të Antalya-s.
Përveç Çavuşoğlu-s, në takim morën pjesë ministrat e jashtëm të Iranit dhe Afganistanit, Muhammad Javad Zarif dhe Muhammed Hanif Atmar.
Forumi i Diplomacisë i Antalya-s, partner global i komunikimit i të cilit është AA, përfundoi sot. /aa