Antalya, takim trepalësh mes Turqisë, Afganistanit dhe Iranit

Sot në Antalya është mbajtur një takim trepalësh i Turqisë, Iranit dhe Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu shkroi në Twitter se takimi trepalësh u mbajt në ditën e fundit të Forumit të Diplomacisë të Antalya-s.

Përveç Çavuşoğlu-s, në takim morën pjesë ministrat e jashtëm të Iranit dhe Afganistanit, Muhammad Javad Zarif dhe Muhammed Hanif Atmar.

Forumi i Diplomacisë i Antalya-s, partner global i komunikimit i të cilit është AA, përfundoi sot. /aa