Dhjetëra persona janë raportuar të plagosur si pasojë e një shpërthimi në një parking të qytetit turistik Antalia të Turqisë.
Agjecia e lajmeve Dogan shfaqi pamje të së paku pesë veturave të ambulancave që ishin vendosur në vendin e ngjarjes.
Një dëshmitar tha për CNN Turk se dritaret u thyen nga shpërthimi dhe se shumë njerëz u mbuluan në gjak, ndërsa një reporter tha se një veturë shpërtheu.
Shkaku u shpërthimit nuk dihet, por NTV dhe televizione të tjera thanë se shkaku besohet të jetë një bombë e lënë në makinë. /MESAZHI/