Në Ankara nisi gjyqi ndaj një grupi prej 28 personash, të akuzuar si të përfshirjë në vrasjen e ambasadorit rus në Turqi në vitin 2016
Midis të pandehurve është dhe kleriku i njohur Fetullah Gylen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara dhe Turqia akuzon për organizimin e një grushti shtetit të pasuksesshëm po në atë vit.
Një polic i cili nuk ishte në detyrë, Mevlut Mert Altintas vrau ambasadorin rus Andreë Karlov në një ekspozitë pikture në kryeqytetin turk më 19 dhjetor 2016.
Policë të tjerë më vonë qëlluan mbi atentatorin duke e vrarë në të njëjtin vend.
Prokurorët turq kanë arritur në përfundimin se pas vrasjeve është një rrjet i udhëhequr nga Gylen dhe se qëllimi i sulmit ishte të pengonte përmisimin e marrëdhënieve midis Turqisë dhe Rusisë.
Akuzat përfshijnë shkelje të rendit kushtetues, anëtarësimin në një organizatë terroriste dhe vrasje me paramendim.
Gylen nga ana e tij, siç në rastin e grushtit të shtetit, ka mohuar dhe implikimin në vrasjen e diplomatit rus.
Gylen dhe nëntë të tjerë gjykohen në mungesë. /tesheshi.com/