Anijet e NATO-s, ankorohen në portin e Durrësit

Në kuadër të 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe forcimit të bashkëpunimit mes vendeve anëtare, kanë mbërritur sot në portin detar të Durrësit dy fregata të grupit të gatshëm të reagimit të shpejtë të NATO-s (Standing NATO Maritime Group).

Komandanti i anijes flamurtare holandeze HNMLS Evertsen F-805, Boudewjn Boots u shpreh i kënaqur për këtë vizitë që forcon më tej marrëdhëniet me Shqipërinë.

“Duhet t’a vizitojmë më shpesh Shqipërinë, qëkur u bë anëtare e NATO-s. Me vjen mirë që jemi këtu bashkë me kolegët tanë shqiptarë dhe jemi gati të bëjmë çfarë është e nevojshme. Ne po bashkëpunojmë me të gjitha vendet anëtare për t’ju përgjigjur në kohë të gjitha detyrave dhe situatave që paraqiten”, tha Boudewjn Boots, komandant i anijes holandeze.

Grupi i Anijeve të Gatshme të NATO-s është një forcë ndërkombëtare e përbërë nga anije të vendeve të ndryshme të aleancës që stërviten dhe kryejnë operacione si një grup i vetëm.

Përbërja e grupit varion nga kapacitetet detare të ofruara nga vendet kontribuuese në bazë rotacioni. Fregata Holandeze dhe fregata kanadeze do të qëndrojnë në port nga 18-20 maj dhe vizita e tyre do të mbyllet me stërvitjen Passex/tch