Anija sizmike turke Oruç Reis arrin në Mesdhe për kërkime

Ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore i Turqisë, Fatih Dönmez, njoftoi se anija kërkimore sizmike MTA Oruç Reis lundroi nga Antalya për misionin e saj të ri dhe arriti në zonën ku do të punojë në Detin Mesdhe, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter, Dönmez njoftoi se për pavarësinë energjetike, Turqia do t’i vazhdojë aktivitetet pandërprerë në Detin Mesdhe dhe Detin e Zi.

“Anija jonë për Kërkime Sizmike MTA Oruç Reis u nis nga Antalya për misionin e saj të ri në Mesdhe dhe arriti në zonën ku do të punojë. 83 milionë janë pas teje, Oruç Reis”, tha ministri Dönmez.