Anija Oruç Reis zgjat afatin e punimeve në Mesdheun Lindor

Anija turke për kërkime sizmike Oruç Reis do të vazhdojë deri më 27 gusht punimet e saj për kërkime të hidrokarbureve në brigjet e Qipros, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bëhet e ditur se një Navtex i ri është shpallur ku thuhet se punimet do të vazhdojnë deri më 27 gusht në zonën në të cilën anija Oruç Reis do të vazhdojë punimet sizmike.

Në një njoftim të bërë më parë afati i punimeve ishte njoftuar deri më datën 23 gusht ndërkohë me njoftimin e ri ky afat është zgjatur edhe për 4 ditë.

Sipas kësaj Oruç Reis, bashkë me anijet Ataman dhe Cengiz Han do të kryejnë punimet sizmike në zonat e shpallura më parë në brigjet e Qipros në Mesdheun Lindor.

Anija kërkimore sizmike Oruç Reis mund të kryejë të gjitha llojet e kërkimeve gjeologjike, gjeofizike, hidrografike dhe oqeanografike, veçanërisht për kërkimet e shelfeve kontinentale dhe burimeve natyrale.

Në anijen e cila është një nga anijet e rralla në botë e pajisur plotësisht dhe me shumë qëllime, mund të kryhen kërkime sizmike 2 dhe 3 dimensionale, kërkime të gravitetit, gjeofizike në mënyrë manjetike. Anija mund të kryejë operacione sizmike 3 dimensionale deri në 8 mijë metra dhe dy-dimensionale deri në një thellësi 15 mijë metra.