Një operacion i kërkim-shpëtimit ka vazhduar të premten afër ishullit të Kretës në Greqi për disa persona që llogariten të zhdukur pasi anija që po barte migrantë u fundos.
Roja e bregut në Greqi tha se 37 persona janë nxjerrë nga deti ose nga anija në fundosje të enjten vonë. Ndërkaq, sipas të mbijetuarve, kanë qenë rreth 45 persona në anije.
Kombësitë e pasagjerëve, pikënisja e anijes dhe destinaconi nuk janë të ditura në këtë moment.
Tri anije greke u përfshinë në kërkim-shpëtim të premten, sipas rojes së bregut.
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë tha se dy anije të saj dhe një aeroplan janë nisur për t’iu bashkuar misionit në kushte të rënda të ajrit dhe detit. Kjo ministri tha se tetë persona besohet të jenë të zhdukur.
Një deklaratë e ministrisë të premten tha se anija u fundos 259 kilometra larg qytetit bregdetar të Turqisë, Kas dhe rreth 100 kilomtera në jug të ishullit Karpathos të Greqisë. /rel