Anija kozmike Rosetta përfundon misionin

PARIS (AA) – Misioni i anijes kozmike Rosetta, e cila ka zgjatur 12 vite, gjatë së cilës ajo u ul në kometën 67P/Churyumov-Gerasimenko, përfundoi të premten, raporton Anadolu Agency (AA).

Rosetta nuk është projektuar për ulje, prandaj nuk i mbijetoi rënies në kometë, por shkencëtarët e misionit thonë se ajo ka kryer punën e saj dhe se ka mbledhur të dhëna që do të analizohen me dekada.