Anglia shkatërron Panamanë, kualifikohet tutje

Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitoren e dytë në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”.

“Tre Luanët” fituan me rezultat të thellë 6 me 1 ndaj Panamasë, shkruan IndeksOnline.

Ekipi i Gareth Southgate qysh në pjesën e parë i shënoi pesë gola, me anë të Stones (2), Kane (2) dhe Lingard.

Në pjesën e dytë, Harry Kane shënoi golin e tretë dhe kompletoi hat-trickun. Kurse, golin e vetëm në ndeshje për Panamanë e shënoi Baloy në minutën e 78’të.

Me këtë fitore Anglia mbetët në pozitën e dytë me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Belgjika. Përveç pikëve të njëjta, dy ekipet kombëtare kanë edhe golaverazhin e njëjtë, me nga 8 gola të shënuar dhe 2 të pësuar.

Ndeshjen e radhës Anglia e zhvillon ndaj Belgjikës, kurse Panamaja ndaj Tunizisë.