Anglia është në disavantazh pas pjesës së parë nga Sllovakia në kuadër të 1/8 së finales të Kampionatit Evropian “Gjermania 2024”.
Pas 45 minutave lojë, rezultati është 1:0 në favor të Sllovakisë, e cila ka befasuar Anglinë me këtë epërsi.
Në fakt, Sllovakia bëri paraqitje të mirë në pjesën e parë dhe arriti të zhbllokoj rezultatin në minutën e 25-të.
Sulmuesi i krahut, Ivan Schranz e kaloi Sllovakinë në epërsi pas asistimit të sulmuesit David Strelec.
Në pjesën e parë, arbitri ka shpërndarë pesë kartonë të verdhë – tre për Anglinë dhe dy për Sllovakinë.