Në gjysmëfinalen ndaj Holandës, të mërkurën mbrëma në Dortmund, Watkinsi shënoi golin e fitores 2:1. Në minutën e 91-të ai gjuajti shumë bukur nga zona dhe realizoi për fitoren e madhe.
Goli i Ëatkinsit u shënua kur pritej që ndeshja të shkonte në vazhdime.
Ndeshja ishte e denjë për gjysmëfinale të Kampionatit Evropian. Dhe fitues i saj pos Anglisë e Ëatkinsit është edhe selektori anglez, Gareth Southgate. Ai bëri zëvendësimet që dolën të jenë vendimtare.
Holanda kaloi në epërsi 1:0 në minutën e shtatë. Xavi Simons shënoi supergol me goditje nga distanca.
Për 1:1 shënoi kapiteni i Anglisë, Kane, në minutën e 18-të. Ai realizoi nga pika e bardhë.
Të dielën në finale, Anglia përballet me Spanjën.