Ballina Sport Futboll Anglia me fitore dramatike siguron çerekfinalen

Anglia me fitore dramatike siguron çerekfinalen

Me shumë mund, Anglia ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Evropian në Gjermani.

Të dielën pasdite në Gelsenkirchen, Anglia fitoi 2:1 ndaj Sllovaksë, por vetëm pas dy vazhdimeve nga 15 minuta.

Në fakt Sllovakia ishte me një këmbë në çerekfinale. Por anglezët të frymëzuar nga supergoli i Jude Bellinghamit bënë rikthimin shumë dramatik.

Ylli i ri anglez shënoi supergol me goditje gërshërë për të barazuar rezultatin në 1:1. Për më tepër goli i Bellinghamit u shënua në minutën e 95-të, kur tifozët sllovakë vetëm po bëheshin gati për festë.

Me rezultatin 1:1 përfundoi koha e rregullt.

Me të nisur vazhdimi i parë, në minutën e 91-të, kapiteni anglez, Harry Kane, shënoi gol të bukur me kokë për 2:1. Dhe shifrat më nuk ndryshuan.

Anglia në çerekfinale përballet me Zvicrën.

Exit mobile version