Me shumë mund, Anglia ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Evropian në Gjermani.
Të dielën pasdite në Gelsenkirchen, Anglia fitoi 2:1 ndaj Sllovaksë, por vetëm pas dy vazhdimeve nga 15 minuta.
Në fakt Sllovakia ishte me një këmbë në çerekfinale. Por anglezët të frymëzuar nga supergoli i Jude Bellinghamit bënë rikthimin shumë dramatik.
Ylli i ri anglez shënoi supergol me goditje gërshërë për të barazuar rezultatin në 1:1. Për më tepër goli i Bellinghamit u shënua në minutën e 95-të, kur tifozët sllovakë vetëm po bëheshin gati për festë.
Me rezultatin 1:1 përfundoi koha e rregullt.
Me të nisur vazhdimi i parë, në minutën e 91-të, kapiteni anglez, Harry Kane, shënoi gol të bukur me kokë për 2:1. Dhe shifrat më nuk ndryshuan.
Anglia në çerekfinale përballet me Zvicrën.