Anglia dhe ShBA janë dy kombëtaret që do të kalojnë tutje nga grupi B.
Kombëtarja e ShBA-ve ka arritur të marrë fitore me rezultat minimal 0:1, përballë Iranit.
Me këtë fitore, të siguruar pas golit të Christian Pulisic, ShBA siguroi edhe kalimin në fazën tjetër. Tri pikët e sotme e çuan Amerikën në kuotën e 5 pikëve.
Anglia në anën tjetër bëri më mirë, duke fituar 0:3 ndaj Uellsit, me dy gola të Marcus Rashford dhe një të Phil Foden.
Anglia me këtë fitore shkon në kuotën e 7 pikëve, si skuadër lidere e grupit.
Uellsi mbetet në pozitën e fundit, me 1 pikë, kurse Irani në pozitën e tretë me 3 pikë.