Anëtarja demokrate e Kongresit amerikan, Rashida Tlaib i bëri thirrje administratës së presidentit Donald Trump që të mbrojë qytetarët amerikanë dhe të mos dërgojë armë në Izrael, transmeton Anadolu.
Në një postim në llogarinë e saj në X, Tlaib kujtoi incidentin në të cilin ushtria izraelite hapi zjarr ndaj tre fëmijëve shtetas amerikanë, duke vrarë 14-vjeçarin Omar Mohammed Saade Rabi.
Ajo tha se përgjegjësia kryesore e administratës së Trumpit është të mbrojë qytetarët e saj. “Përkundrazi, ne po armatosim vrasësit e tyre. Menjëherë tani embargo armësh”, theksoi Tlaib.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë më 6 prill thuhej se Rabi humbi jetën kur ushtarët izraelitë hapën zjarr në qytetin Turmusayya në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Në një deklaratë tjetër të ministrisë thuhej se në të njëjtën qytezë dy persona mbetën të plagosur, njëri në gjendje të rëndë, si pasojë e zjarrit të hapur nga izraelitët që uzurpojnë tokat palestineze. Gjithashtu u bë e ditur se të plagosurit u dërguan në spitalin “Istishari” në Ramallah.
Që nga 7 tetori 2023 kur Izraeli filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar.