Anëtarët e PD-së dorëzojnë në KQZ dëshmitë kundër Aganit për falsifikim nënshkrimesh (Dokument)

Me ndërrimin e udhëheqjes së Partisë së Drejtësisë  kanë dalë në pah edhe disa parregullsi të tjera që kanë lënë pezull ende certifikimin nga ana e KQZ-së të kryetarit të zgjedhur Sylejman  Qerkezi. Së fundmi Ferid  Agani nga një pjesë e anëtarëve të Këshillit Drejtues po akuzohet se ka falsifikuar nënshkrimet e tyre në një nga mbledhjet e Këshillit Drejtues të PD-së.

Burime të KosovaPost brenda Partisë së Drejtësisë, kanë konfirmuar se kanë dorëzuar në KQZ deklaratat e disa prej anëtarëve të Këshillit Drejtues të cilëve iu është falsifikuar nënshkrimi në organizim e thirrur nga një grup i vogël në krye me Ferid Aganin më 17 shtator të këtij viti.

“Ky veprim sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës është vepër penale dhe ne tashmë posedojmë të gjitha dëshmitë dhe deklaratat të cilëve iu është falsifikuar nënshkrimi. Lidhur me këtë ne edhe zyrtarisht i jemi adresuar me dëshmi përkatëse (deklaratatë) drejtuar kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, drejtoreshës së zyrës për parti politike dhe anëtarëve të KQZ-së”, ka thënë ky burim.

Sipas këtij burimi realiteti me argumente, nga organi i KQZ-së është të ruaj pavarësinë e tij si institucion dhe vendimet të jenë në frymën e demokracisë që simbolizon shumicën e kurrsesi ky institucion me kredibilitet zhvillimin e demokracisë në Kosovë mos të barazojë vullnetin e shumicës karshi njerëzve të pushtetshëm që ngarkohen me falsifikime dhe manipulime emrash.

Deri te kjo situatë brenda Partisë së Drejtësisë ka ardhur si pasojë e mbledhjes së fundit të Këshillit Drejtues të datës 17.09,2016 ku është marrë vendim i shkarkimit të 18 degëve nga 24 sa janë gjithsej dhe ku për shkak të mungesës së krijimit të kuorumit nga komisioni verifikues  në krye Ferid Aganin është konstatuar se ka pasur falsifikime.

PD1