Andi Zeqiri ftohet nga Zvicra U21

Andi Zeqiri është ftuar nga Zvicra U21.

Sulmuesi i ri i Brighton, ka qenë emri më i nxehtë si në Kosovë ashtu edhe në Zvicër, teksa është diskutuar për përfaqësimin e tij në nivel ndërkombëtar.

Babai i futbollistit ka deklaruar se Andi do të luajë me Kosovën, ndërsa në Zvicër, përfaqësues të kombëtares mendojnë të kundërtën.

Por, ajo që tani është konfirmuar për ndeshjet e tetorit, Andi do të jetë pjesë e Zvicrës U21, shkruan lajmi.net.

Pjesë e kësaj liste janë edhe katër futbollistë të tjerë shqiptarë, si Domgjoni, Fazliji, Imeri dhe Toma./Lajmi.net/