Shqiptarët e suksesshëm në Perëndim nuk janë të paktë dhe rasti më i fundit mbërrin nga Britania e Madhe.
Shqiptari Andi Hoxhaj ka fituar çmimin prestigjoz “British Academy Rising Star Engagement Award”, një çmim që jepet për kontributin e dhënë prej tij në studimet kundër korrupsioni dhe sundimit të ligjit, me fokus të veçantë në Ballkanin Perëndimor, Europë dhe Britaninë e Madhe.
“Jam i emocionuar që marr këtë çmim prestigjoz nga Akademia Britanike”, deklaroi gjatë marrjes së titullit vetë akademiku shqiptar.
Hoxhaj njoftoi gjithashtu edhe ngritjen e një rrjeti mes studiuesve të rinj të Britanisë dhe Ballkanit Perëndimor, por t’u fokusuar tek emigrimi, siguria dhe drejtësia.