Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur rreth të ardhmes së tij.
Trajneri italian, ka thënë se nuk do të menaxhojë asnjë skuadër apo dhe ndonjë kombëtare pasi që dëshiron të pensionohet te Real Madridi dhe tha se “dua të fitoj Ligën e Kampionëve”.
Ai më tej ka folur edhe për sulmuesin francez që lidhet me një transferim te Real Madridi, Kylian Mbappe.
Unë do të komentoj vetëm për lojtarët e mi pasi ata janë shumë, shumë të mirë”. “Viniciusi po përmirësohet çdo ditë, Jude Bellinghami e kuptoi menjëherë se çfarë do të thotë të jesh në Real Madrid”, tha Ancelotti për Reppublica.
Ancelotti, në të dy periudhat që ka qenë trajner te Reali, fitoi Ligën e Kampionëve 2 herë, 2 herë La Ligën, 2 herë Kupën e Mbretit dhe 2 herë Botërorin për Klube.
Kujtojmë që Real Madridi, do të luajë finalen e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit në Wembley këtë të shtunë.