Ancelotti, trajner i Evertonit

Carlo Ancelotti edhe zyrtarisht është trajner i Evertonit.

Trajneri italian u largua nga Napoli para disa ditësh, por tani është rikthyer në Ligën Premier.

Ancelotti në të kaluarën ka drejtuar Chelsean, me të cilën e ka fituar edhe ligën, mirëpo tani do të jetë trajner i Toffes.

Evertoni përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë zyrtarisht të ditur se kanë arritur marrëveshje me italianin.

Ancelotti te skuadra londineze ka nënshkruar kontratë katër vite e gjysmë. /Telegrafi/