Carlo Ancelotti nuk do të jetë trajner i skuadrës së Real Madridit sezonin e ardhshëm.
Mediumet në Spanjë, raportojnë se Ancelotti ka vendosur të largohet nga klubi madrilen me të përfunduar sezoni aktual.
Mësohet se Ancelotti, tashmë ka marrë vendimin e tij edhe pse me Realin ka kontratë deri në verën e vitit 2026.
Tekniku italian është i bindur se aventurës së tij të dytë te Reali i ka ardhur fundit dhe për këtë arsye ka vendosur të largohet.
Ai tashmë është trajneri më i suksesshëm në historinë e Real Madridit, ekip me të cilin ka 2 tituj kampioni, 2 Liga të Kampionëve, një kupë, një superkupë të Spanjës dhe Evropës, si dhe botërorin e klubeve.