Analiza e re e gjakut zbulon kancerin 1 vit para rishfaqjes

Një analizë e re gjaku mund të tregojë nëse kanceri rikthehet një vit para se ai të shfaqet në grafi apo skanime.

Shkencëtarët besojnë se kjo rrit shanset e mbijetesës dhe gjetjen e tumorit më herët.

Testi u bë për kancerin e mushkërive, por ekspertët besojnë se ky përparim do të aplikohet në të gjitha tipet.

Ata kanë marr mostra nga tumoret e hequra gjatë operacioneve dhe kanë analizuar AND-në e dëmtuar.

Analizat e gjakut u bënë çdo tre muaj pas ndërhyrjes për të parë nëse grupet e qelizave rishfaqeshin.

Tumori mendohet të ketë një vëllim prej 0.3 mm kub kur i kap testi.

Ekspertët thonë se kanceri në mushkëri rikthehet në gjysmën e të gjithë pacientëve.

Analiza e re ka paralajmëruar 13 pacientë për një përsëritje.

Një projekt i dytë tregon se tumoret me një AND “kaotike” kanë tendencën të rikthehen dhe të fshihen nga sistemi imunitar.

Ata shpresojnë se kjo do të ndihmojë në zhvillimin e ilaçeve të reja.

Cancer Research UK thotë se studimi është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur./Mesazhi/