Analisti i njohur, Gazmir Raci i është bashkuar Lëvizjes “Vetëvendosje”.
Ai do të jetë në listën e partisë së Albin Kurtit në garën për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Raci nga Peja synon të sigurojë një ulëse si ligjvënës në Kuvendin e Kosovës.
Kujtojmë, se ditën e djeshme, koalicionit të LVV’s – Guxo, i është bashkuar edhe analisti tjetër, Nezir Kraki.