Ballina Autorë Opinione Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

“Në botën e sotshme është e mundur që pas kësaj të qëndrojë edhe një fuqi botërore, një fuqi tjetër për qëllime të caktuara politike, gjeopolitike dhe ekonomike. Kështu deklaroi profesori universitar Murat Aliu, në emisionin “Bota në fokus” në TV SHENJA, lidhur me idenë e formimit të shtetit bektashian në Shqipëri. Ai thotë se është e pranueshme kur dëshirohet të materializohet një ide e cila ka një lloj historiku, por sa i përket kësaj ideje, kjo kurrë nuk është diskutuar.

MURAT ALIU, PROFESOR UNIVERSITAR

“Të gjitha këto shtete të cilat merren si model, veçmas Vatikani meqenëse duket që është më i përafërt me këtë ide që synohe, ka një histroi të gjatë, madje edhe të dhimbshme, pasi pasi që është një produkt i një përplasjeje qindra shekullore në Evropën e mesjetës ndërmjet forcave ndërmjet forcave fetare dhe forcave shekullariste. Du të them që Vatikani megjithatë e ka një lloj sociologjie, një lloj historiku, e ka edhe një arsye pse ekziston, sa abstrakte aq e çuditshme mbase edhe e rrezikshme.”

Ndërsa, profesori universitar Rizvan Sulejmani thotë se fakti që mënyra se si u shpall kjo ide, nga një politikan, nga një kryemninistër dhe nuk ishte prodhim endogjen i luftërave intelektuale brenda intelegjencës shqiptare qoftë asaj fetare apo asaj laike, e bënë të pabesueshme.

RIZVAN SULEJMANI, PROFESOR UNIVERSITAR

“Ky realitet i ri nuk zgjidhet, nuk debatohet në këtë mënyrë, duke bërë trupëzimin, coptëzimin e një komuniteti që deklarohet muslimanë, pjesa dërmuese sunni, duke prioritizu, avancu dhe ngritur edhe në një shtet të një grupimi në kuadër të Islamit dhe fesë që njihen si bektashi, që kanë një historik të vetë të krijimit dhe rrethanat në të cilat është kriju, dhe duke e vendosë në qendër të gjithë vëmendjes dhe opinionit publik”.

“Europa eshte ne kerkim te gjetjes se nje modeli të një muslimani siç e quajnë ata “europian””, thotë Sulejmani.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

Exit mobile version