Njohësit e çështjeve politike në vend, Behxhet Shala dhe Nexhmedin Spahiu kanë folur për ndasitë që kanë tri partitë opozitare në mënyrën e kundërshtimit të demarkacionit me Malin e Zi pas paralajmërimit të Lëvizjes Vetëvendosje për protestë gjithëpopullore më 1 shtator.
Sipas këtyre analistëve, opozita tanimë e ka humbur fuqinë goditëse që e ka pasur më herët, pasi ata thonë se janë krijuar dy rryma që kanë një qëllim të përbashkët, por rruga deri te qëllimi i dallon, shkruan “Epoka e re”.
Shala dhe Spahiu i kanë ftuar tri partitë opozitare t’i lënë çështjet personale, por të bashkohen në kauzën e tyre të përbashkët.