Analistët: Abrashi e pësoi më keq nga Ahmeti se ne nga Edi Rama

Analistët në Klan Kosova e kanë diskutuar debatin e mbrëmshëm ndërmjet Shpend Ahmetit të Vetëvendosjes dhe Arban Abrashit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Gazetari dhe publicisti Ilir Mirena ka thënë se për dy kandidatët ka qenë mbrëmë një debat i rëndësishëm për karrierën e tyre politike.

“Abrashi ka qenë joargumesntues, josistematik”.

“Arbani e ka pësuar më keq se në analistët përballë debatit me Edi Ramën”.

Edhe analisti Valon Morina, ka thënë se Abrashi nuk e ka marrë seriozisht debatin e mbrëmshëm në Klan Kosova.

“Shpend Ahmeti pa folur gati asgjë e fitoi debatin nuk iu nevojit shumë”.

“Nuk është puna se Shpendi ishte shumë i mirë por ishte Abrashi që ishte i lodhur dhe jo aktiv”.

Analisti tjetër Adrian Çollaku, poashtu ka thënë se Abrashi mbrëmë pati një strategji të gabuar.