Ekipet e Anadolu-t filmuan burgun Tadmor (Palmira) në Homs të Sirisë, i njohur si një nga burgjet më të këqija në periudhën e regjimit të rrëzuar të Bashar Asadit, raporton Anadolu.
Pas përmbysjes së regjimit 61-vjeçar të Partisë Baath, Anadolu vazhdon të filmojë burgjet ku të burgosurit u mbajtën dhe iu nënshtruan shkeljeve sistematike të të drejtave të njeriut dhe torturave, që nga fillimi i luftës civile në Siri.
Në pamje vërehet se burgu Tadmor tashmë është shndërruar në një gërmadhë. Burgu Tadmor njihet si vendi ku trupat nën komandën e Rifaat Asadit, xhaxhait të liderit të rrëzuar Bashar Asad, vranë 1.000 njerëz të paarmatosur në vitin 1980, shumica dërrmuese e të cilëve ishin anëtarë të Organizatës Vëllazëria Muslimane.
Në brendësinë e perimetrit të burgut janë shembur shumë ndërtesa edhe ambiente të brendshme që mbartin gjurmë të këtij shkatërrimi. Në disa zona ndodhen ende struktura që kanë arritur të qëndrojnë të pashembura.
Në zyrat e burgut, i cili ishte përdorur edhe si bazë nga Irani, paraqiten dokumente të shumta që janë të shpërndara në dysheme.
Gjithashtu, organizata terroriste DEASH mori kontrollin e Tadmorit në vitin 2015 dhe më pas shkatërroi burgun me eksploziv.
Edhe forcat izraelite kanë kryer gjithashtu sulme ajrore në qytezën Tadmor të Homsit.