Anadolu filmon Burgun Qendror Deir ez-Zor në Siri ku u torturuan mijëra njerëz

Agjencia Anadolu (AA) ka filmuar repartet dhe qelitë në Burgun Qendror Deir ez-Zor në lindje të Sirisë, ku mijëra njerëz, përfshirë gra u torturuan gjatë periudhës së regjimit të partisë Baath që u rrëzua.

Pas mureve të Burgut Qendror të Deir ez-Zor-it, i cili duket si një ndërtesë e braktisur dhe e heshtur kur shihet nga jashtë, mijëra njerëz u nënshtroheshin torturave deri rreth një muaj më parë.

Këtu për vite me radhë u dënuan në një botë të errët mijëra njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë.

Gazetarët e AA-së hynë në Burgun Qendror të Deir ez-Zor-it, i cili konsiderohet si një nga qendrat ku shpërfillej dinjiteti njerëzor dhe filmuan botën ku mbizotëronin kushtet çnjerëzore.

Një mbishkrim që fillon me “Shkatërrim, errësirë ​​dhe vdekje” në murin e jashtëm të Burgut Qendror të Deir ez-Zor-it, i cili dikur ishte një nga qendrat më të mëdha të regjimit të lidhur me Ministrinë e Punëve të Brendshme, zbulon frymën e kësaj qendre.

Burgu, ku në çdo cep të tij shihen simbolet e ish-regjimit të Bashar al-Asadit, vërehet se është kthyer si një vendgrumbullim plehrash.

Në burgun ku në oborrin e tij ndodhen mjetet e kalbura të policisë, tërheqin vëmendjen krevate marinari të djegura, muret e mbuluar me blozë, qelitë dhe repartet e kthyera në vendgrumbullim të mbeturinave.

Në pamjet paraqiten gjithashtu se shumë njerëz fati i të cilëve nuk dihet, kanë gdhendur (gërvishtur) emrat e tyre në muret e qelive dhe reparteve.

Pas rënies së regjimit të Asadit më 8 dhjetor, ata që mbaheshin në burgun qendror të Deir ez-Zor-it u liruan.

– “Të gjithë elementët e regjimit duhet të japin llogari”

Basil Kuveyhi i cili u mbajt për 88 ditë në Burgun Qendror Deir ez-Zor-it, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se ai u lirua me rrëzimin e regjimit.

Ai thotë se ata janë përballur me trajtim shumë keq. “Deri në ditën e fundit forcat e sigurisë së brendshme na bastisën, na rrahën, përdorën gaz lotsjellës. Na thanë fjalë të papërshkrueshme. Tërhiqnin zvarrë nëpër korridore personat me aftësi të kufizuara në këmbë. As të moshuarit nuk i respektuan. Për 5 orë na mbajtën në mënyrën duke na privuar të shkonim në tualete. Hapën zjarr mbi njerëzit dhe i plagosën”, tha Kuveyhi.

Ai shpjegoi se regjimi Baath ishte “një regjim shumë mizor dhe despotik”.

“Të gjithë elementët e regjimit duhet të japin llogari. Jo vetëm emrat kryesorë, por edhe ata që kanë keqtrajtuar njerëzit duhet të japin llogari. Një ditë kur ne shkaktuam rebelim, një i ri humbi jetën pasi u qëllua në kokë me snajper në këtë oborr. Na goditën, ndërhynë me gaz lotsjellës ndaj nesh. Të moshuarit u ndikuan nga gazi por askush nuk i ndihmoi ata. Na sulmuan në një mënyrë për të cilën betohem se edhe Izraeli është më i mëshirshëm se ata”, tha Kuveyhi.