Anadolu dokumenton shkatërrimin e urave të Eufratit në qytetin sirian Deir ez-Zor

Anadolu ka kapur pamje të prishjes së urave dhe vendkalimeve kryesore që përshkojnë lumin Eufrat në Deir ez-Zor, një qytet në Sirinë lindore të shkatërruar nga sulmet intensive të regjimit gjatë luftës civile 13-vjeçare të vendit.

Si rezultat i bombardimeve të forcave besnike ndaj regjimit tashmë të përmbysur të Bashar Asadit dhe koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja kundër grupit terrorist DEASH, urat, vendkalimet dhe shumë prej ndërtesave në Deir ez-Zor janë shkatërruar plotësisht.

Shkalla e shkatërrimit në qytetin akoma me rrënoja të shumta ka dalë në dritë pasi forcat kundër regjimit morën kontrollin e qytetit pas rënies së regjimit të Asadit në fillim të këtij muaji.

Me urat që lidhin brigjet lindore dhe perëndimore të lumit Eufrat në gërmadha, përfshirë urën historike të qytetit Deir ez-Zor, vendasve u është dashur të përdorin tragetet dhe varkat për të kaluar lumin që ndan qendrën e qytetit me rrethinën rurale në verilindje.

– Linjat e gjallërisë janë ndërprerë

Wasim al-Ahmad, një banor i qytetit Deir ez-Zor, shpjegoi për Anadolu se ura historike, e njohur gjithashtu si Ura Al-Muallaq, ishte një lidhje thelbësore midis qytetit dhe rrethinave të tij rurale.

Ura që u mundësonte këmbësorëve të kalonin me lehtësi, tani është plotësisht e papërdorshme pasi u godit në një sulm nga forcat e koalicionit.

“Linja e gjallërisë së qytetit Deir ez-Zor janë ndërprerë. Kjo pjesë e qytetit është plotësisht e izoluar. Është pothuajse e pamundur të kalosh në anën tjetër”, tha al-Ahmad.

Ai shtoi se edhe disa ura të tjera, që dikur përdoreshin çdo ditë nga banorët, çdo ditë bombardoheshin nga forcat e regjimit.

“Kështu, të dy pjesët e qyteti Deir ez-Zor janë izoluar plotësisht nga njëra-tjetra. Këto ngjarje kanë ndodhur vite më parë, por efektet e tyre akoma po ndjehen”, theksoi ai.

– Jetë e ndërprerë

Munir Sa’ir al-Maydan, i cili jeton në provincën rurale të qytetit Deir ez-Zor, theksoi problemet që shkatërrimi i urave ka shkaktuar për popullsinë vendase.

Siç tha al-Maydan, transporti ka qenë veçanërisht i goditur, pasi më nuk është e mundur të kalohet nga njëra anë e Eufratit në anën tjetër brenda një dite.

Ai tha se banorët në të kaluarën mund të kalonin lehtësisht në këmbë ose motoçikletë pa pasur nevojë as edhe për makinë.

“Tani, për shkak të shkatërrimit të urave, ne nuk mund të kalojmë fare. Jemi të kufizuar vetëm me traget. Ky është një problem serioz për ne, vendasit”, u shpreh al-Maydan.

Ai bërë thirrje për veprime urgjente për rindërtimin e urave në Deir ez-Zor.

“Ne jemi nevojë për një zgjidhje afatgjate, sepse ky problem po ndikon në jetën tonë të përditshme”, theksoi al-Maydan.

Bashar Asadi, lideri i Sirisë për pothuajse 25 vjet, më 8 dhjetor u arratis në Rusi pasi grupet kundër regjimit morën kontrollin e Damaskut, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila ka qenë në pushtet që nga viti 1963.

Marrja e kontrollit erdhi pasi luftëtarët e Hayat Tahrir al-Shamit arritën kontroll në qytetet kryesore në një ofensivë që zgjati më pak se dy javë. Luftëtarët kundër regjimit morën kontrollin e qendrës së qytetit Deir ez-Zor më 11 dhjetor.