Amnisty International: Myanmar-i po përdor minat tokësore kundër myslimanëve Rohingya

Amnesty International (AI) akuzoi të dielën Myanmar-in se ka vënë në objektiv qëllimisht pakicën Rohingya, duke vendosur mina tokësore përgjatë rrugëve që refugjatët përdorin për të kaluar në Bangladesh.

Sipas raportimeve, rrugët nga kalojnë miljëra të zhvendosur nga dhuna, janë të minuara nga ushtria dhe forcat e sigurisë.

Organizata e të drejtave njoftoi për shpërthimet e minave tokësore, duke përfshirë atë ndaj një të riu, ndërsa po kujdesej për bagëtitë pranë kufirit.

Minat e tjera nëntokësore u konfirmuan nga organizata Amnesty International, të premten.

Reagimi i AI mbi dhunën e nisur në Myanmar prej javës së fundit të gushtit dhe faktimi për përdorimin e minave tokësore kundër civilëve, përbën një nga denoncimet më të forta deri më tani mbi atë çka po ndodh kundër myslimanëve Rohingya.

Ndërkohë, kryengritësit Rohingya  kanë bërë thirrje për një armëpushim 1-mujor duke filluar nga sot, në mënyrë që të lejojnë ndihmën humanitare për të arritur tek njerëzit e prekur nga konflikti.

Luftëtarët e Ushtrisë së Shpëtimit të Arakanit (ARSA), siç e quajnë veten, nisën një sulm mbi dhjetra posta të policisë dhe një baze ushtarake në fund të muajit të kaluar, që pasoi me zhvendosjen e më shumë se 300,000 njerëzve.

Përmes një deklarate inkurajohen grupet e ndihmave që të rifillojnë shpërndarjen për të gjithë të prekurit e krizës humanitare, pavarësisht nga përkatësia etnike ose fetare./Tesheshi.com/

Njoftimi i armëpushimit vjen një ditë pasi ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, i kujtoi Myanmarit se ndërsa Uashingtoni mbështet luftën kundër dhunës në shtetin veriperëndimor Rakhinë, ndihma humanitare duhet të arrijë për njerëzit në nevojë.

Haley bëri një deklaratë të premten, duke thënë: “ne e mirëpresim qeverinë e Myanmarit që lejon ndihmë humanitare për të gjithë të zhvendosurit me dhunë, por do të vazhdojmë ta nxisim atë që të sigurojë që kjo ndihmë t’i arrijë njerëzve në nevojë, sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe që ndihma të shpërndahet në një mënyrë që mbron të drejtat dhe dinjitetin e tyre”.

Departamenti i Shtetit tha se është i fokusuar në rifillimin e ndihmës humanitare në shtetin verior Rakhinë të Myanmar dhe se është shumë i shqetësuar për pohimet e vazhdueshme të abuzimeve në atë zonë./Mesazhi/