Në raportin vjetor, Amnesty International nënvizon se pandemia COVID-19 ka thelluar pabarazitë dhe abuzimet ndaj të drejtave të njeriut.
Organizata gjithashtu kritikon SHBA dhe BE për ngurrimin e tyre për të ndarë mjaftueshëm vaksina me vendet e varfra.
Kriza u mundësoi disa qeverive të përdorin kompetencat e emergjencës për të goditur kundërshtarët dhe për të shtypur disidencën. Pandemia ka ekspozuar pabarazitë e thella dhe erozionin e shërbimeve publike të shkaktuara nga dekada të tëra investimesh në sistemet shëndetësore në të gjithë botën dhe kursimet e vlerësuara negativisht.
“Kur ngrihet çështja nëse mund të shumëfishojmë prodhimin e vaksinave, atëherë do të ketë mundësi më të forta për një vend të varfër që të ketë akses. Çfarë bëjnë ShBA., Bashkimi Evropian? Ata u shprehën se nuk janë të gatshëm të vendosin patentë për vaksinën. Ne nuk jemi të gatshëm të ndajmë njohuritë “, u shpreh sekretarja e përgjitshme e Amnesty International, Agnes Callamard.
“Qeveritë kanë përdorur e janë armatosur me COVID-19 për të sulmuar të drejtat e njeriut. Rastet më të këqija janë kur qeveritë kanë ndërmarrë masa arbitrare duke arrestuar për rregullat e COVID-19”, shtoi znj. Callamard.
Gjatë vitit 2021 lidershipi i fortë nuk i takoi pushtetit apo privilegjit por infermierëve, mjekëve, atyre që u përballën në vijën e parë për të shpëtuar jetë. Lidershipi u takoi atyre që u kujdesën për më të moshuarit, shkencëtarëve që punuan për vaksinat, atyre që kur bota heshti qëndruan në këmbë. Këto 366 ditë i dhanë jehonë bashkimi familjar, kujdesit, vendosmërisë për të mbrojtur të drejtat e menjëherë autoritetet duhet të punojnë për të siguruar shpërndarje të vaksinave për të gjithë. /euronews