Amnesty International filmimet e Burgut Sednaya nga Anadolu i quan “dëshmi të rëndësishme”

Philip Luther, një këshilltar i lartë kërkimor në Amnesty International, pamjet e Anadolu-t nga Burgu Sednaya në Siri i ka përshkruar si një “dëshmi të rëndësishme”, duke përforcuar pretendimet dhe gjetjet e mëparshme të organizatës rreth mizorive të kryera nën regjimin e rrëzuar të Bashar Asadit, raporton Anadolu.

Pamjet, që ofrojnë një pasqyrë të rrallë në një nga burgjet më famëkeqe të Sirisë, konfirmojnë pretendimet për abuzime sistematike të të drejtave të njeriut dhe për krime lufte të raportuara nga Amnesty International në vitet 2016 dhe 2017.

Burgu Sednaya, i kontrolluar nga Ministria e Mbrojtjes e regjimit sirian, prej kohësh ka simbolizuar praktikat e përhapura të torturës dhe ekzekutimit të regjimit të Asadit.

Raporti ‘Thertorja Njerëzore’ i Amnesty International detajoi vrasjet dhe torturat sistematike në Sednaya si pjesë e sulmeve ndaj popullatës civile të Sirisë. Raporti arriti në përfundim se krime të tilla ishin pjesë e politikës shtetërore dhe përbënin krime kundër njerëzimit.

– Pamjet e Anadolu-t ekspozojnë dhomën e ekzekutimit

Zv/drejtori i përgjithshëm dhe kryeredaktor i Anadolu-t, Yusuf Özhan dhe ekipi i tij ekzaminuan burgun Sednaya, duke u mbështetur në informacionet dhe diagramet e rrjedhura nga organizatat e të drejtave të njeriut. Hetimi i tyre çoi në dhomën famëkeqe të ekzekutimit në ndërtesën e bardhë, të identifikuar në raportet ndërkombëtare.

Ekipi hyri në këtë lokacion përmes një rdere të djegur në oborrin juglindor të ndërtesës dhe zbriti shkallët në një dhomë të përshkruar në diagramet e mëparshme. Ekspozimi i burgut përputhej me ato skica, duke përfshirë dy platforma të ngritura dhe shkallët që thuhet se përdoren për varje.

Gjetjet e vitit 2017 nga Amnesty International zbuluan se xhelatët tërhiqnin trupat e të burgosurve për të përshpejtuar vdekjen duke thyer qafën e tyre, një detar rrëqethës i konfirmuar nga pamjet e Anadolu-t.

– Intervista me të paraburgosurit, përdorimi i modelimit 3D dhe imazhet satelitore

Luther, i cili mbikëqyri hulumtimin e Amnesty International në raportin e Burgut Sednaya në vitin 2017, foli për raportin dhe elementet e reja të zbuluara nga pamjet e publikuara së fundmi nga Anadolu.

Luther tha se në procesin e përgatitjes së raportit fillimisht u konsultuan me dëshmitë e ish-të paraburgosurve, por kuptuan se “diçka të pazakontë” kishte në burg.

Ai tha se tortura nuk ishte shumë e ndryshme nga qendrat e tjera të paraburgimit në Siri, por se ishte jashtëzakonisht e vështirë për të gjetur ish-të burgosur që kishin mbijetuar në Sednaya.

Pasi bisedoi me të paraburgosurit, tha Luther, ata “kuptuan se kishte raportime për njerëz që nuk mund të dalin nga burgu, sepse ata ishin transferuar në një pjesë tjetër të burgut nga e ashtuquajtura ndërtesa e kuqe në të ashtuquajturën ndërtesë e bardhë dhe raporte për ekzekutime masive atje”.

Përveç intervistave me ish-zyrtarët e burgut, një punonjës mjekësor që hyri në burg dhe një gjyqtar të përfshirë në dënimin me vdekje të të burgosurve, gjatë përgatitjes së raportit u përdorën edhe metoda të tjera si mjetet teknologjike duke përfshirë imazhe satelitore dhe modelimi 3D.

“Kemi kaluar shumë kohë për të mbledhur imazhe satelitore të burgut dhe në afërsi të burgut ku kishte varreza dhe kemi konstatuar se kishte llogore të reja që ishin ndërtuar”, theksoi Luther.

Bazuar në atë që dëgjuan nga të burgosurit, ai tha se ata kanë punuar gjithashtu me një agjenci të specializuar kërkimore për të prodhuar një model vizual interaktiv 3D të burgut.

Luther tha se duke kombinuar dëshmitë nga Burgu Sednaya me imazhet satelitore, ata kanë arritur në një vlerësim të numrit të vrasjeve jashtëgjyqësore atje.

– Të burgosurit u dërguan në dhomën e bardhë për ekzekutim

Luther njoftoi se burgu përbëhet nga dy seksione kryesore, ndërtesa e kuqe dhe ndërtesa e bardhë.

Luther tha se ndërtesa e kuqe është një strukturë më e madhe ku strehoheshin të burgosurit politikë, të cilët perceptoheshin si kërcënim për regjimin. Nga ana tjetër, tha ai, ndërtesa e bardhë fillimisht u përdor për të strehuar personelin ushtarak, por me kalimin e kohës ajo u përdor për të mbajtur ushtarë që ndërruan anë në luftën civile.

Më tej, duke cituar ish-të burgosurit, Luther theksoi se disa të burgosurve iu tha se do të transferohen në grupe nga Sednaya në një burg civil, por pastaj ata nuk u gjetën kurrë.

Të burgosurit u futën në një furgon dhe u dërguan në ndërtesën e bardhë, ku u dërguan në një dhomë nëntokësore. Në atë dhomë, shpjegoi Luther, një person i ulur në një tavolinë u tha të burgosurve emrat e të cilëve ishin në listë se ata ishin dënuar me vdekje.

Luther tha se kjo ishte dhoma ku të burgosurit dëgjuan për herë të parë se do të ekzekutohen dhe se më pas i çuan në një platformë, u vendosën një lak rreth qafës, ata u shtynë nga platforma dhe u ekzekutuan duke u varur.

– Pamjet e Anadolu-t një “dëshmi e rëndësishme”

I pyetur sesi pamjet e reja të shpërndara nga ekipi i Anadolu-t mund të ndikojnë në përgjegjësinë e atyre që ishin bashkëpunëtorë në këto mizori, Luther tha se, “Është një pjesë shumë e rëndësishme e dëshmisë dhe konfirmon pretendimet e atëhershme nga Amnesty në vitet 2016 dhe 2017 në veçanti”.

Ai tha se e rëndësishme tani është që ata që janë duke i zhvilluar hetimet të përgatisin rastet penale kundër atyre që janë përgjegjës për këto krime.

“Shpresojmë se ata do t’i shohin ato (pamje të Anadolu-t)”, shtoi ai.

Ai gjithashtu theksoi se në pamjet e Anadolu-t ka dokumente të shpërndara rreth dhomës së ekzekutimit në Burgun Sednaya, të cilat mund të përfshijnë informacione të rëndësishme mbi krimet e kryera nga forcat e regjimit.

“Shpresojmë se një pjesë e tyre është mbledhur, ruajtur dhe arkivuar siç duhet. Sepse në disa nga ato dokumente do të ketë prova që lidhin krimet për të cilat kemi folur dhe individët. Dhe kjo, natyrisht, është thelbësore për të qenë në gjendje pastaj për të ngritur një rast dhe për të marrë përgjegjësinë në një nivel individual”, tha Luther.

– Ajo që Siria nuk është pjesë e Statutit të Romës është një “pengesë e madhe”

Më tej, Luther foli edhe për ndikimin e provave të reja nga Burgu Sednaya në proceset gjyqësore ndërkombëtare.

Ai theksoi se mos pjesëmarrja e Sirisë në Statutin e Romës është pengesa më e madhe për sjelljen e rasteve të tilla në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

Luther theksoi se Rusia, një “mbështetëse historike” e Sirisë, ka përdorur të drejtën e saj të vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të parandaluar që situata në Siri të dalë para Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Ai tha se kjo nuk do të thotë se rastet nuk mund të gjykohen diku tjetër. Kur sistemi gjyqësor në Siri të reformohet, theksoi ai, rastet e tilla mund të sillen në gjykatat siriane ose në gjykatët kombëtare të vendeve të tjera.

Luther gjithashtu theksoi se mund të bëhet edhe më shumë, duke kujtuar se mund të përdoret një mekanizëm ndërkombëtar i ngritur nga OKB-ja.

Sipas tij, në një “afat të menjëhershëm, këtu mund të gjendet drejtësia, këtu mund të kërkohet dretjësi”.