Me këtë vendim punëdhënësve u lejohet që të ndalojnë edhe mbajtjen e shamisë dhe hixhabit të punonjësve myslimane.Zyra suedeze e Amnesty International (AI) është thellë e dëshpëruar me vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë sipas të cilit punëdhënësve u aprovon që të shqiptojnë ndalesë për mbajtjen e simboleve fetare, politike dhe filozofike në vendet e punës.
Në njoftimin e Zyrës thuhet se vendimi është shumë problematik.“Vendimi legalizon diskriminimin e punëdhënësve ndaj myslimanëve, veçmas ndaj grave që mbajnë shami. Kjo në masë shtesë do t’u vështirësojë grave myslimane që të punojnë në sektorin publik”, thuhet në njoftim.