Amerikanët zgjedhin sot presidentin e tyre të 45-të

Pas një fushate të filluar një vit më parë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) sot mbahen zgjedhjet presidenciale në cilat të drejtë vote kanë 230 milionë votues të regjistruar të cilët do të zgjedhin pasardhësin e presidentit Barack Obama, raporton Anadolu Agency (AA).

Amerikanët të martën zgjedhin presidentin e 45-të të tyre, si dhe nënpresidentin e 48-të, ndërkohë që për postin e presidentit garojnë demokratja Hillary Clinton, republikani Donald Trump, liberali Gary Johnson, dhe përfaqësuesi i të Gjelbërve, Jill Stein.

Në bazë të sondazheve të fundit, kandidatja demokrate Hilary Clinton mund të fitojë garën dhe njëkohësisht të bëhet presidentja e parë femër në SHB.

Sondazhi i realizuar nga “Selzer&Co” i jep Clintonit një avantazh prej 3 përqind kundrejt rivalit të saj Trump (44-41).

Paralelisht me zgjedhjet presidenciale, amerikanët sot do të zgjedhin edhe guvernatorët në disa shtete të caktuara.

Në votimin e hershëm i cili u realizua ditë më parë në SHBA, votuan rreth 40 milionë amerikane.

Fitorja në njërin nga shtetet përcakton mënyrën se si do të votojnë anëtarët e kolegjit zgjedhor, organ ky që realisht zgjedh kryetarin e SHBA-ve dhe i cili numëron 538 anëtarë.

Në mënyrë që kandidati të shpallet fitues do të duhet të marrë shumicën absolute, konkretisht të së paku 270 elektorëve.

Paralelisht do të mbahen zgjedhje edhe përfaqësuesit e Dhomës së Kongresit të SHBA-ve që numëron 435 ulëse, ndërkohë që do të votohet edhe për 34 senatorë.

Në fushatën e të gjithë kandidatëve që morën pjesë në garën parazgjedhore janë shpenzuar rreth 2.5 miliardë dollarë. Clinton ka shpenzuar 610 milionë, ndërsa Trump ka shpenzuar 285 milionë dollarë.

Për reklama televizive dhe ato në rrjetet sociale Clinton ka shpenzuar 157 milionë dollarë, ndërsa Trump 44 milionë.

Përveç kësaj, në fushatën e Clintonit kanë marrë pjesë 4.200 persona, ndërsa në atë të Trump 880.

Sa i përket donacioneve, gjatë fushatës Clinton janë dhuruar 687 milionë dollarë, ndërsa ato të Trump vlerësohen në 307 milionë dollarë.