Ballina Arritje Teknologji AMD zgjidh njëherë e mirë problemet e performancës në procesorët Ryzen 9000

AMD zgjidh njëherë e mirë problemet e performancës në procesorët Ryzen 9000

AMD gjithashtu lançoi përditësimin AGESA PI 1.2.0.2 të BIOS për Ryzen 5 9600X dhe Ryzen 7 9700X duke i hapur rrugë një TDP deri në 105W nga 65W të ishte në momentin e lançimit.

Pasi mbërriti 2 javë me vonesë, linja e procesorëve desktopë Ryzen 9000 zhgënjeu shumë blerë dhe analistë për shkak të performancës nën pritshmëritë.

Tani kompania i ka adresuar problemet që penguan potencialin e plotë të procesorëve me disa përditësime të reja. Pengesa më e madhe e procesorëve Ryzen 9000 ishte mos-optimizimi i parashikimit të degëve në Windows 11.

Windows 11 24H2, aktualisht në finalizim, ose përditësimi opsional KB5041587 do të vinë për ti dhënë fund këtyre problemeve.

Megjithatë AMD tha se një zgjidhje është aplikuar edhe në ndërtimin 22631 të Windows 11 23H2 krahas 24H2. Në disa lojëra performanca do të rritet mes 3 deri në 13 përqind dhe padyshim seritë Ryzen 9000 dhe procesorët Zen 5 janë fitimtarët e mëdhenj.

AMD gjithashtu lançoi përditësimin AGESA PI 1.2.0.2 të BIOS për Ryzen 5 9600X dhe Ryzen 7 9700X duke i hapur rrugë një TDP deri në 105W nga 65W të ishte në momentin e lançimit.

Vetëm kjo lëvizje do të rrisë performancën në AM5 dhe pllakat amë X870 me 10 përqind. Së fundi AMD prezantoi disa optimizime të komunikimit mes bërthamave të procesorit për Ryzen 9000 sidomos kur janë në CCD të ndryshme. AMD gjithashtu prezantoi mbështetjen për memorien DDR5-8000 EXPO.

Exit mobile version