Ballina Arritje Teknologji AMD zbulon probleme sigurie në të gjitha gjeneratat e procesorëve Ryzen

AMD zbulon probleme sigurie në të gjitha gjeneratat e procesorëve Ryzen

Këto probleme sigurie mund të çojnë në ekzekutim të kodit arbitrar apo cenim i integritetit të sistemit duke prekur ndërfaqen SPI.

AMD ka zbuluar disa probleme sigurie në BIOS që prekin të gjitha gjeneratat e procesorëve. Zbulimi i problemeve të sigurisë tek procesorët nuk është diçka e re, por kësaj here AMD ka zbuluar diçka më të madhe dhe më me ndikim për bazën e konsumatorëve.

Gjithashtu problemet e sigurisë listohen si me rrezikshmëri të lartë. Konkretisht janë katër të tilla me emrat e koduar: CVE-2023-20576, CVE-2023-20577, CVE-2023-20579 dhe CVE-2023-20587.

Këto probleme sigurie mund të çojnë në ekzekutim të kodit arbitrar apo cenim i integritetit të sistemit duke prekur ndërfaqen SPI.

AMD këshillon përdorues të përditësojnë në versionet e fundit të AGESA të cilën kompania e ka dërguar. Versioni i ri adreson mbarë linjat e procesorëve Ryzen së bashku me EPYC dhe Threadripper.

Megjithatë disa modele të caktuara si Ryzen 4000G dhe Ryzen 5000G me grafika të integruara nuk kanë marrë përditësimet ende dhe mbetet në dorën e prodhuesve të pllakave amë.

Exit mobile version