Nëse keni pritur me padurim për të blerë një të tillë pa u zhvatur nga rishitësit, një dritë në fund të tunelit ka filluar të shfaqet dhe AMD thotë se po punon për një zgjidhje.
AMD Ryzen 7 9800X3D është produkti më i kërkuar mes gamerave. Procesori është aq i kërkuar saqë është e vështirë të blini një të tillë me koston që shkon qindra dollarë në tregjet dytësore.
Nëse keni pritur me padurim për të blerë një të tillë pa u zhvatur nga rishitësit, një dritë në fund të tunelit ka filluar të shfaqet dhe AMD thotë se po punon për një zgjidhje.
Përmes një deklarate lëshuar për Tom’s Hardware, AMD është në dijeni të problemeve me furnizimin dhe po punon për ti adresuar. “Presim që disponueshmëria të përmirësohet me dërgesat gjatë këtij tre mujori.”
Ndërsa ngjan më tepër me një ngushëllim, natyrisht që furnizimi përmirësohet me kalimin e kohës. Mbingarkesa e zinxhirëve të furnizimit vjen si rezultat i nxitimit të gamerave për të blerë sa më parë procesorin.
Ryzen 7 9800X3D është procesori i parë i familjes Ryzen 9000 me 3D V-Cache. Mbërriti në treg disa muaj pas lançimit të linjës Ryzen 9000 në Gusht.