AMD thotë se një bërthamë Zen 4c ka të njëjtat aftësi si Zen 4 por zë 35 përqind më pak hapësirë në pllakën e silikonit.
AMD shet shumë procesorë Ryzen të serive 7000 për laptopët, por më e avancuara është familja 7040. Këto janë çipet e vetme të cilat kombinojnë arkitekturën më të fundit Zen 4 dhe bërthamat grafike RDNA 3 ndërsa çipet e tjera Ryzen 7000 kombinojnë arkitektura të vjetra procesorike dhe grafike.
Sot kompania prezantoi dy çipe të reja Ryzen 7040U për laptopët e hollë dhe të lehtë por kanë një dallim: kombinojnë bërthamat t zakonshme Zen 4 me bërthamat më të vogla Zen 4c të cilët janë dizajnuar për të kursyer hapësirë dhe goditur frekuenca të larta.
AMD thotë se një bërthamë Zen 4c ka të njëjtat aftësi si Zen 4 por zë 35 përqind më pak hapësirë në pllakën e silikonit.
Çipet e reja janë quajtur “Phoenix 2” dhe sa të ngjashëm janë edhe aq ndryshe nga dizajnët Phoenix të procesorëve më të vjetër Ryzen 7040U. Phoenix 2 kombinon dy bërthama të performancës së lartë Zen 4 me katër bërthama të efikasitetit të lartë Zen 4c dhe grafikat e integruar Radeon 740M me katër bërthama grafike RDNA 3.
Megjithatë ju mungon njësi Ryzen AI e cila përshpejton disa aplikacione AI dhe machine learning në çipet e zakonshme Phoenix.
Dy çipet e reja prezantuar sot janë Ryzen 5 7545U me 2 bërthama performance Zen 4 dhe 4 efikasiteti Zen 4c dhe Ryzen 3 7440U me një bërthamë performance Zen 4 dhe tre efikasiteti Zen 4c.
Teknikisht janë procesorë me dizajn heterogjen, diçka që Intel po e bën prej tre gjeneratash ose siç vepron Apple apo shumë prodhues çipesh mobile. Por bërthamat e performancës dhe efikasitetit të Intel kanë arkitektura krejtësisht të ndryshme çka e ka bërë mbështetjen e tyre diçka më komplekse.
Zen 4 dhe Zen 4c janë arkitektura identike dhe kanë të njëjtën gamë funksionalitetesh. Një bërthamë Zen 4 zë më shumë hapësirë fizike dhe mund të arrijë frekuenca më të larta duke e bërë ideale për performancën me një bërthamë. Ndërkaq Zen 4c është optimizuar për hapësirë në pllakë dhe efikasitet ku AMD mund të vendosë më shumë bërthama në një hapësirë të caktuar fizike.
Zen 4c u shfaq për herë të parë në procesorë EPYC të AMD ku densitet dhe efikasiteti janë më të rëndësishme sesa frekuenca e lartë. Duke sjellë Zen 4c tek laptopët AMD thotë se do të rrisë numrin e bërthamave në çipet e segmentit të lartë tek laptopët. Nga ana tjetër çipe më pak të kushtueshme mund të ofrojnë çdo gjë që Zen 4 mund të bëjë.