Raporti thotë se procesorët do të vinë në konfigurime me 6, 8, 12 dhe 16 bërthama, duke qëndruar kështu në një linjë me gjeneratat e kaluara të procesorëve Ryzen.
Familja e re e procesorëve Ryzen 9000 të AMD pritet të mbërrijnë në dyqane në Korrik dhe sjellin arkitekturën e re të bërthamave Zen 5.
Sipas një raporti të fundit, procesorët desktop Ryzen 9000 “Granite Ridge” janë shumë pranë debutimit. Ato do të sjellin rritje të konsiderueshme performance dhe gjithashtu IPC(Instruction per Clock) më të lartë.
Raporti thotë se procesorët do të vinë në konfigurime me 6, 8, 12 dhe 16 bërthama, duke qëndruar kështu në një linjë me gjeneratat e kaluara të procesorëve Ryzen.
Konkretisht bëhet fjalë për modelet:
Ryzen 9 9950X
Ryzen 9 9900X
Ryzen 7 9700X
Ryzen 5 9600X
Bazuar në konfigurimet e paraqitura, AMD nuk do të ndryshojë edhe kësaj here konfigurimin e bërthamave me Zen 5, por planifikon që gjeneratat e ardhshme të kenë më shumë bërthama.
Gjer më sot kompania ka qëndruar larg modelit të adoptuar nga Intel me bërthama të fuqisë së lartë dhe të ulët vendosur në një procesor të vetëm. Sipas spekulimeve procesorët e rinj AMD do të kenë një IPC 10 përqind më të lartë e në disa procese të caktuara deri në 40 pëqind.
Sakaq AMD ka vendosur që të mbështetë platformën AM5 të lançuar me procesorët Ryzen 7000 përtej 2025 ndërsa kompania shquhet për mbështetjen e gjatë të pllakave amë me disa gjenerata procesorësh.