AMD shtyn debutimin e Ryzen 9000 pasi zbulon një problem

AMD refuzoi të jepte informacion lidhur me problemin që kishte identifikuar tek procesorët Ryzen 9000. Sipas raportimeve nuk ka të bëjë me procesin e prodhimit.

AMD kishte planifikuar të nxirrte në shitje procesorët Ryzen 9000 në fund të muajit Korrik por këto plane ndryshuar për shkak të një problem që zbuloi tek procesorët e parë dërguar tek partnerët.

Modelet me 6 dhe 8 bërthama Ryzen 5 9600X dhe Ryzen 7 9700X do të debutojnë më 8 dhe 12 Gusht ndërsa Ryzen 9 9900X dhe Ryzen 9 9950X do të mbërrijnë më 15 Gusht.

AMD refuzoi të jepte informacion lidhur me problemin që kishte identifikuar tek procesorët Ryzen 9000. Sipas raportimeve nuk ka të bëjë me procesin e prodhimit.

Procesorët Ryzen 9000 vinë për të pasur seritë Ryzen 7000 lançuar në fund të 2022 dhe janë gjenerata e dytë e çipeve desktop që përdorin folenë AM5, natyrisht nëse nuk përmendim seritë Ryzen 7000X3D të cilët thjeshtë kanë një cache më të lartë ose Ryzen 8000G të cilët janë çipe laptopësh vendosur në një desktop.

Modelet e reja Ryzen 9000 mund të vendosen në një pllakë amë AM5 pas një përditësimi BIOS. Me gjeneratën e re AMD i ka dhënë prioritet efikasitetit por gjithsesi premton performancë me rritje dyshifrore në dy departamentet, me një bërthamë dhe me të gjitha bërthama aktive.