AMD shkurton fuqinë punëtore, përqendrohet tek zhvillimi i çipeve AI

AMD konsiderohet si rivali më i afërt i Nvidia në një treg i cili është bërë mjaft fitimprurëse dy vitet e fundit. Të ardhurat e AMD nga segmenti i çipeve AI u dyfishuan në Shtator.

Advanced Micro Devices (AMD) do të shkurtojë 4 përqind të fuqisë së saj punëtore globale ose rreth 1 mijë punonjës ndërsa përqendrohet në zhvillimin e çipeve AI në përpjekje për të konkurruar me liderin e industrisë Nvidia.

AMD konsiderohet si rivali më i afërt i Nvidia në një treg i cili është bërë mjaft fitimprurëse dy vitet e fundit. Të ardhurat e AMD nga segmenti i çipeve AI u dyfishuan në Shtator.

Nga ana tjetër sektori i kompjuterëve personalë dhe gaming u rrit me 29 përqind dhe 69 përqind respektivisht. Analistët parashikojnë që njësia e qendrave të të dhënave të rritet me 98 përqind në 2024.

Kompania ka investuar shumë në zhvillimin e çipeve AI të cilët kanë kërkesë të lartë nga kompani si Microsoft apo Google. AMD planifikon të prodhojë në masë një version të ri të çipit AI MI325X në tre mujorin e fundit të vitit.

Rritja e prodhimit ka sfida më vete nisur nga kostoja e lartë që vjen për shkak të kapaciteteve të kufizuara prodhuese.