Ballina Arritje Teknologji AMD përgatit më shumë procesorë gaming të gjeneratës së kaluar Ryzen 5000

AMD përgatit më shumë procesorë gaming të gjeneratës së kaluar Ryzen 5000

Procesorët e pa prezantuar do të quhen Ryzen 7 5700X3D dhe Ryzen 5 5500X3D.

Kur CEO e AMD Lisa Su tha se AM4 është një platformë e madhe e cila do të vijojë të ekzistojë për shumë vite me radhës, askush nuk e mendoi që procesorë të rinj do të lançoheshin edhe në 2023.

Një vit pas kësaj deklarate kompania lançoi një procesor të ri për një fole procesorësh që ka qenë këtu prej 7 vitesh dhe duket se nuk po ndalet.

Edhe pse inxhinierët e kompanisë po punojnë me familjen Ryzen 8000 të procesorëve për folenë AM5, grafikat RDNA 3.5, seritë Threadripper 7000 dhe procesorët ARM, AMD nuk ka hequr dorë prej AM4.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, informatori i njohur @chi11eddog tha se AMD po përgatit dy procesorë të rinj Ryzen 5000 të cilët do të kenë teknologjinë 3D V-Cache.

Procesorët e pa prezantuar do të quhen Ryzen 7 5700X3D dhe Ryzen 5 5500X3D.

 

Modeli Ryzen 7 5700X3D ka 8 bërthama dhe 16 threads me frekuencë bazë prej 3.0Ghz dhe turbo prej 4.1Ghz kombinuar me 96 megabajt L3 Cache. Kjo sugjeron se AMD ka prodhuar shumë modele Ryzen 7 5800X3D të cilët nuk arrijnë frekuencën e synuar ose kanë bërthama me defekt.

Kështu kompania i shet si modele të tjera, konkretisht Ryzen 7 5700X3D, Ryzen 5 5600X3D dhe Ryzen 5 5500X3D. Për referencë modeli bazë Ryzen 7 5700X ka frekuencë bazë prej 3.6Ghz dhe maksimale prej 4.6Ghz.

Ndërsa varianti tjetër Ryzen 5 5500X3D vjen me 6 bërthama dhe 12 threads me frekuencë bazë 3.0Ghz dhe maksimale prej 4.0Ghz. Edhe ky procesor ka 96MB L3 Cache.

Kur AMD prezanton Ryzen 5 5600X3D pak muaj më parë, konsumatorët mësuan të vërtetën e hidhur se do të ishte ekskluzivitet vetëm në SHBA. Andaj nuk na mbetet vetëm se të shpresojmë që modelet e reja të jenë për tregjet ndërkombëtare.

Exit mobile version